Pas një muaji e gjysmë, është regjistruar një rast pozitiv me Covid – 19 në Komunën e Dibrës

Pas një muaj e gjysmë, në Komunën e Dibrës mbrëmë është diagnostifikuar një pacient pozitiv me Covid-19. Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, në konferencën e sotme për media, tha se një grua nga fshati nga fshati Kosovrast i Poshtëm mbrëmë është pranuar në Klinikën e Anesteologjisë, reanimacionit dhe trajnimit intensiv, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikës e Anesteologjisë një pacinetën i është marrë strisho, ndërsa rezultati i testit është pozitiv. Gruaja ka pasur kontakt me njerëzit e shtëpisë, me miq dhe familjarë të cilët e kanë vizituar në shtëpi dhe me punonjës shëndetësor të cilët mbrëmë kanë qenë kujdestar. Epidemiologu nga Dibra tash më bën anketë të gjithë kontakteve, pas çka do të vendosen në izolim shtëpiak”, tha Duka.

Ai tha se Komuna e Dibrës do të përforcoj masat preventive dhe të gjithë qytetarët që do të hyn në Dibër, do t’u matet temperatura.

“U apeloj qytetarëve që t’u përmbahen masave, të mbajnë distancë, të mbajnë maska. Në atë mënyrë, do të parandalojmë paraqitjen e valës së dytë të epidemisë në Dibër”, deklaroi Duka.

Në Maqedoninë e Veriut, të enjten u regjistruan 120 raste të reja me virusin korona, 16 pacientë janë shëruar, ndërkaq 2 të tjerë kanë vdekur. Me këtë, numri i të infektuarve në vend ka arritur në 2611, të shëruarve 1621, të vdekurve 147, ndërkaq kemi 843 raste aktive. 

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Qeveria vendosi orë policore që filloi të enjten në orën 21:00, për qytetarët e të gjitha komunave në Qytetin e Shkupit, komunat përreth si Haraçina, Zelenikova, Ilindeni, Petroveci dhe Studeniçani, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinc, Tetovë si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunocë.

Ndalesa për lëvizjen e qytetarëve në këto komuna do të zgjasë 80 orë, gjegjësisht deri të hënën në orën 05.

Në të gjitha qytetet e tjera në vend ndalesa për lëvizje do të fillojë në orën 16 dhe do të zgjasë deri në orën 05 në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button