U publikuan rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja me virusin korona, derisa 3 pacientë janë shëruar, duke arritur numri në 874.

Gjatë 24 orëve janë realizuar 294 testime, ndërsa gjithsej në Kosovë deri tani janë realizuar 15,880 testime.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button