Peshkopi Agatangell i fton besimtarët të shkojnë në kishë të premten dhe të shtunën, Filipçe kërkon ta tërheqë thirrjen

Pasi që dje Qeveria miratoi ndalesë për shkuarje në varreza gjatë vikendit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut për shkak të pandemisë COVID-19, sot nga Dioqeza e Vardarit, në krye të së cilës është peshkopi Agatangell, i ka ftuar besimtarët që të premten dhe të shtunën të shkojnë nëpër kisha, njofton Portalb.mk.

“Pasi që nuk mundet të shkojmë nëpër varreza për shkak të pandemisë, atëherë në kisha sillni grurë të zier, verë të kuqe dhe listë me emrat e të vdekurve”, thuhet në thirrjen e Dioqezës.

“Duke e pasur parasysh situatën e re të krijuar në shtet për shkak të pandemisë, e cila ka të bëjë me ndalesën e vizitës në varreza në ditën e të vdekurve “Darka Shpirtërore”, njoftohen dhe ftohen të gjithë bijtë besnik të Dioqezës Ortodokse të Vardarit prej të gjithë vendbanimeve, në ditët 5 dhe 6 qershor, në periudhën prej 08 deri në ora 14 të vijnë në kisha (në oborre) dhe me vete të sjellin grurë të zier, verë të kuqe dhe listë me emrat e familjarëve dhe të afërmve të ndjerë. Në këtë kujtesë të paraardhësve tanë të vdekur më 6 qershor prej orës 8 do të ketë edhe liturgji fetare në të gjitha kishat. Për atë ju ftojmë që me dinjitet t’i nderojmë të gjithë vëllezërit dhe motrat e Krishtit që kanë ndjerë”, thuhet në kumtesën e Dioqezës.

Menjëherë pas kësaj, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i ka bërë thirrje Dioqezës ta tërheqë thirrjen pasi që është në kundërshtim me të gjithë atë që e bëjnë autoritetet shëndetësore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

“E ftoj peshkopin që ta tërheqë thirrjen, ajo është në kundërshtim me të gjithë atë që e bëjmë dhe në kundërshtim me dispozitat e Qeverisë. Nëse ajo ndodh, seriozisht do ta rrezikojë shëndetin e të gjithë atyre atje”, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button