Prokuroria e Kumanovës e hodhi poshtë padinë penale kundër Dimitrievskit

Pas studimit gjithëpërfshirës të gjetjeve në padinë penale të dorëzuar nga SPB Kumanovë, kundër kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe udhëheqësit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë, Goran Stojanovski, Prokuroria e Kumanovës ka marrë vendim për hedhjen poshtë të padisë penale për shkak se sipas tyre, nuk janë konstatuar elemente për kryerjen e veprës penale, në bazë të të cilave duhet të përndiqen penalisht, njofton Portalb.mk.

SPB Kumanovë ka ngritur padi deri tek Prokuroria në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”.

Dimitrievskit i ishte shqiptuar gjobë prej 300 deri në 500 euro për shkak të mosrespektimit të vendimit për vetëizolim. Me të në Shkup ka ardhur edhe shefi i Qendrës komunale për menaxhim me kriza, Goran Stojanovski.

Pas kontrolleve të zbatuara nga inspektorët, drejtoresha e Inspektoratit sanitar shtetëror Irinka Buhova tha se Dimitrievski e ka shkelur vendimin për vetëizolim. Edhe pse ka marrë udhëzim për të bërë analiza në Klinikën e sëmundjeve ngjitëse, ai nuk është paraqitur atje. Me automjet të Ndihmës së Parë ka shkuar që të testohet në laboratorë privatë.

“Është shkelur vendimi, personat në fjalë e kanë lëshuar vendin e tyre të banimit. Ky vepër dënohet dhe do të caktohet dënim kundërvajtje sipas ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje ngjitëse. Ky dënim do të jetë gjobë në para prej 300 deri në 600 euro në kundërvlerë denarësh”, tha Irinka Buhova, Drejtoreshe e ISSH.

Dimitrievski, përmes një statusi në FB ka shprehur revoltë ndaj pushtetit aktual përshkak se iu shqiptua gjobë për mos respektim të izolimit shtëpiak.

“Padi penale? Keqpërdorim klasik të instrumenteve të Qeverisë. Procedurë legjitime me profesionistë të pavarur dhe të paanshëm do ta dëshmojë të vërtetën. Jam mësuar me luftë.  Edhe më tej me të njëjtin intensitet së bashku me ata që mendojnë njëjtë do të vazhdoj të luftoj. Në të kaluarën kam luftuar kundër regjimit. Apo krijohet përsëri një e tillë? Prioriteti im në këto momente është lufta kundër epidemisë dhe shëndeti i qytetarëve. Drejtësia dhe e vërteta gjithmonë fitojnë!”, ka shkruar Dimitrievski.

Ndryshe për shkak Dimitrievskit që rezultoi pozitiv në COVID-19, shumë pjesëtarë të Qeverisë përfunduan në izolim 14 ditor për shkak mbledhjes që u mbajt mes tyre në Kumanovë. Në të morën pjesë Oliver Spasovski, Venko Filipçe, Arbër Ademi dhe Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button