Në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me COVID-19, dy pacientë kanë vdekur

Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë regjistruar 120 raste të reja me virusin korona, 16 pacientë janë shëruar, ndërkaq 2 të tjerë kanë vdekur. Me këtë, numri i të infektuarve në vend ka arritur në 2611, të shëruarve 1621, të vdekurve 147, ndërkaq kemi 843 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një 65-vjeçare e cila është pranuar më 28 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient 69 vjeçar, i cili është hospitalizuar më 1 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

  • Shkup – 67
  • Kumanovë – 19
  • Shtip – 16
  • Prilep – 4
  • Tetovë – 9
  • Veles – 2
  • Gostivar – 1
  • Negotinë – 1
  • Strumicë – 1

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 8
  • Shtip – 3
  • Prilep – 2
  • Tetovë – 1
  • Veles – 1
  • Manastir – 1

Në vend deri më tani gjithsej janë bërë 33.114 testime për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button