Kërkimet më të shpeshta në Google gjatë pandemisë

Gjithçka duket se po i kthehet normalitet, pas periudhës së mbylljes si pasojë e pandemisë. Por gjatë asaj periudhe shumë ndryshime u vunë re në stilin tonë të jetës, ku çdo individ u detyrua të përshtatet me kushtet e reja. Por kjo jo gjithmonë ishte e lehtë, pasi shumë individë së bashku me mbylljen përjetuan ankth dhe stres.

Google Trends së fundmi zbuloi kërkimet kryesore të kryera në nivel global në këtë platformë, për muajin Prill. Kërkimet më të shumta ishin ‘pagjumësia’ dhe ‘nuk mund të fle’, transmeton Koha.mk.

Kërkuesit gjithashtu ndanë detajet demografike të këtyre kërkimeve. Pagjumësia u kërkua më së shumti në Greqi, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Irlanda. Ndërsa ‘nuk mund të fle’ u kërkua shumë në Australi, Britani të Madhe dhe Irlandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button