fbpx

Stacionet televizive rajonale dhe lokale nga sot kanë hy në grevë – edhe ata po kërkojnë ndihmë nga qeveria

Stacionet televizive rajonale dhe lokale që transmetojnë programin përmes operatorëve të rrjetit të komunikimit elektronik, e janë anëtarë të shoqatës “Medium objektiv”, nga sot hynë në grevë me një ndërprerje një orë të programit në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 20:00. Greva do të zgjasë çdo ditë, dhe në sfondin e ekranit të zi do të shkruhet: “GREVË për shkak të trajtimit të pabarabartë të radiodifuzerëve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raporton Observatori Mediatik, përcjell Portalb.mk.

“Greva do të vazhdojë derisa të miratohet dekret për ndihmë dhe mbështetje të të gjithë radiodifuzerëve”, thuhet në komunikatën e shoqatës “Medium objektiv”.

Këto televizione janë të pakënaqur, pasi me vendimin e marrë në seancën e qeverisë më 30 maj ndihmë financiare do t’iu ndahet vetëm për pesë televizioneve kombëtare dhe gjashtë rajonalë tokësorë. Me atë vendim, qeveria do të mbulojë shpenzimet për vitin 2020 ndaj operatorit të multipleks digjital tokësor për licencën e transmetimit, në shumë prej 515.974 euro.

“Pas analizave dhe bisedimeve të realizuara me të gjithë palët e interesuara për mënyrën më të përshtatshme për të ofruar ndihmë, u konstatua që nëse shlyhen borxhet e tyre të bëra për shkak të përdorimit të multipleksit digjital tokësor, pasojat e pandemisë do të zvogëlohen”, kanë informuar nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë për vendimin për t’iu ndihmuar radiodifuzerëve.

Instituti për zhvillimin e komunikimeve elektronike INZHKOME lëshoi ​​një komunikatë duke kritikuar sjelljen e vendimit për të siguruar ndihmë vetëm për televizionet kombëtare dhe një pjesë të televizioneve rajonale që rrezatojnë në rrjetin tokësor. Ata thonë se kështu diskriminohen kanalet televizive kabllore dhe satelitore.

” INZHKOME rekomandon që, në vend të derdhjes së drejtpërdrejtë të fondeve në media, lehtësimi i caktuar i politikave tatimore dhe përfitimeve të tjera për median dhe punonjësit e mediave të arrihet përmes dialogut me aktorëve të prekur, me qëllimin e vetëm për të zvogëluar ndikimin e shtetit në politikën redaktuese”, thotë në komunikatën e tyre.

Ditët e kaluara, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SPGPM) kanë reaguar, duke theksuar se ata janë kundër dhënies së parave publike për mediat pa njoftim paraprak dhe pa debat publik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close