Bujar Osmani uroi kryeministrin Hoti për formimin e qeverisë së re

Bujar Osmani, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut realizoi bisedë telefonike me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, duke i uruar zgjedhjen e Qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

“Sapo realizova bisedë telefonike me Avdullah Hotin, Kryeministrin e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përgëzova për zgjedhjen e Qeverisë së re, me shpresë se së bashku, si fqinjë të afërt, do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira miqësore, me synim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët – të ardhmen evropiane për të dy vendet”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se është i gatshëm për një bashkëpunim si fqinj në kohën e pandemisë Kovid-19.

Urimi i Bujar Osmanit vjen në kohën kur akoma publikisht nuk e kanë uruar kryeministrin Hoti, as kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, kryeopozitari Lulzim Basha dhe asnjë lider tjetër politik në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria Hoti sot u zgjedh me 61 vota ‘për’ në Kuvendin e Kosovës që numëron 120 deputet, pas procesit të shkarkimit të kryeministrit Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button