fbpx

RMV, prej sot do të rikthehet ora policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje solli vendim që të vendos ndalesë të plotë të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Shkup, në të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës,  të Likovës, të Shtipit, të Tetovës, si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Ky vendim, vjen pas rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid-19 që u regjistrua ditëve të fundit në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë deklaroi se është vendosur që të rikthehet ora policore, e cila do të fillojë prej sot në orën 21:00 dhe do të vlejë deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit në Shkup, Kumanovë, Likovë, Shtip, Tetovë, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria solli vendim për rikthimin e orës policore dhe kufizime të lëvizjes”, deklaroi Filipçe, duke sqaruar se ora policore fillon prej orës 21:00 të enjten, deri të hënën në ora 05:00 për komunat e Shkupit, komunën e Kumanovës, komunën e Likovës, komunën e Shtipit, komunën e Tetovës, si dhe Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcit.

Filipçe njoftoi se orë policore do të ketë për gjithë qytetarët tjerë prej të enjtes (4 qershor) në ora 21:00 deri të premten (5 qershor) në ora 05:00. Në këta qytete, ora policore të premten, të shtunën dhe të dielën do të fillojë prej orës 16:00 deri nesër në ora 05:00.

Ai sqaroi se lejohet qarkullimi i punonjësve bujqësor dhe do të punojnë barnatoret pa ndërprerë. Gjithashtu ndalesë nuk do të ketë për personat me nevoja të veçanta dhe shoqëruesit e tyre.

Filipçe njoftoi se orë policore do të ketë për gjithë qytetarët tjerë prej të enjtes (4 qershor) në ora 21:00 deri të premten (5 qershor) në ora 05:00. Në këta qytete, ora policore të premten, të shtunën dhe të dielën do të fillojë prej orës 16:00 deri nesër në ora 05:00.

Prej të enjtes në ora 21:00 deri të hënën në ora 05:00 do të jetë e ndaluar vizita në varreza, përveç në raste varrimi.

Ai sqaroi se 5 qershori është shpallur ditë jo-pune për gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button