Thaçi: Votimi i qeverisë së re është një veprim i rëndësishëm për demokracinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ofruar bashkëpunim qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Votimi i qeverisë së re është një veprim i rëndësishëm për demokracinë dhe për qytetarët e vendit. Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar presidenti Thaçi, njofton REL.

Qeveria e re e Kosovës me kryeministër, Avdullah Hotin, u votua nga Kuvendi i Kosovë, me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim.

Të drejtën për formimin e qeverisë nga LDK-ja e njohu Gjykata Kushtetuese e Kosovës që shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatimin e Avdullah Hotit si kandidat për formimin e qeverisë së re.

Dekretin e presidentit e dërgoi në kushtetuese Lëvizja Vetëvendosje që pretendonte se nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar mandatarin e ri.

Qeveria Kurti u rrëzua në muajin mars pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button