RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 101 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 101 raste të reja të Covid – 19; në Shkup – 59, Kumanovë – 12, Shtip – 7, Prilep – 1, Tetovë -5, Strugë – 6, Veles – 1, Ohër – 1, Kavadar – 1, Gostivar – 3, Koçan – 3 dhe Probishtip – 2, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient 84 vjeçar nga Prilepi që është hospitalizuar më 17 maj. Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova (75) që është pranuar më 24 maj, një pacient nga Kumanova (71) që është pranuar më 26 maj dhe një pacient nga Shkupi që është pranuar në spital më 30 maj”, kanë informuar nga minsitria.

Ndërkaq, janë shëruar 10 pacienë, 8 nga Tetova dhe dy nga Velesi.

Në 24 orët e fundit janë kryer 974 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i testimeve të realizuar që nga fillimi i pandemisë është 32161.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 1605, numri i viktimave 145 ndërsa momentalisht ka 742 raste aktive.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe po mban mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, përfaqësuesit e qendrave lokale për shëndet publik dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është koordinimi i përbashkët i veprimeve në komunat të cilat janë detektuar si vatra të koronavirusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për mënyrën e efikasitetit të zbatimit të masave aktuale në terren, si dhe organizim dhe zbatim të masave të mundshme shtesë.

Analizat dhe konkludimet e mbledhjet do t’i dorëzohen Qeverisë dhe shtabit të krizës për konfirmim të hapave të ardhshëm për veprim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button