RMV, të enjten do të vendoset nëse do të rikthehen masat restriktive gjatë fundjavës së vazhduar

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse më së voni deri nesër do të vendosë se a do të propozojë kthimin e masave restriktive gjatë fundjavës së vazhduar, njofton Portalb.mk.

“Vendimin do ta marrim në ditët në vijim, sigurisht deri të enjten, duke pasur parasysh se të premten është festë, kur mund të ndodhë që qytetarët të mos i respektojnë masat parandaluese. Sa i përket asaj se si do të realizohet, sigurisht do të shqyrtohen mirë rajonet, dhe për këtë do të bisedojmë me persona përgjegjës në MPB, të cilët eventualisht do ta organizonin gjithë këtë. Deri të enjten do të merret vendim definitv për atë se si do të organizohet lëvizja gjatë fundjavës”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka porositur qytetarët se, injorimi i virusit nuk do të ndihmoj në tejkalimin e situatës, të gjithë në botë ndërmarrin masat e njejta për eliminin e rrezikut, maskën, distancën dhe laraja e duarve. Qytetarët që janë të përgjegjshëm, ka theksuar ai, duhet të jenë shembull për shkak se masat restriktive janë të padëshirueshme.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, vlerëson se edhe pse numri i rasteve të reja ka shënuar rritje ditëve të fundit, situata me virusin është nën kontroll dhe po punohet në mënyrë intensive në anketimin e personave që kanë pasur kontaktet me pacientët që kanë rezultuar pozitiv me Covid – 19.

“Në Shtip janë mbyllur 6 konfeksionet, janë dhënë 55 vendime për vetizolim, gjatë ditëve të ardhshme do të testohen kryesisht 600 punëtorë. Në Tetovë janë dhënë 54 vendime të personave që kanë pasur kontakt me 8 të diagnostifikuar dhe kemi informata për një klasterë të ri me një rast pozitiv dhe vendim për vetizolim, në një person juridik dhe po bëhen anketa me të punësuarit e tjerë. Ekipi i Inistitutit të Shëndetit Publik po punon intensivisht në Likovë, ku dje u regjistruan 11 raste të reja. Po ashtu, po punohet edhe në Shkup, në Çair dhe Studeniçan. Një numër i madh i kontakteve me të diagnostifikuarve janë në kuadër të 10 familjeve, këtu po bëhen anketa, jepen vendim për vetizolim dhe bëhen testime në bazë të vlerësimeve të epidemiologëve”, deklaroi Filipçe.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26 maj, solli vendim që të shfuqizoj orën policore dhe të rihapen kafeteritë, të cilët duhet të zbatojnë protokolle të veçanta, në pajtueshmëri me masat e rekomanduara për frenim të përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, ditëve të fundit është rritur numri i rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë të martën raportoi edhe 76 raste të reja me Covid – 19, një pacient që ka ndërruar jetë dhe 26 të tjerë të shëruar.

Ai informoi se Komisioni për Sëmundje Infektive, tha se deri të enjten do të sillet vendim nëse do të rikthehen masat restriktive.

Kjo ka bërë që Komisioni për Sëmundje Infektive të analizoj situatën dhe të jep vlerësim nëse duhet të rikthehen masat restriktive.

Filipçe tha se po bëhen analiza nëse ka nevojë për vendosjen e karantinës dhe eventualisht orës policore në Çair, Gazi Babë, Saraj, Studeniçan dhe Shtipit me rrethinë, komuna në të cilat ditëve të fundit janë regjistruar më shumë raste të reja. Ai tha se në lidhje me këtë, do të vendoset të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button