Ambasadorja amerikane Kim u vendos partive “vijën e kuqe” për reformën zgjedhore në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim pas takimit të gjatë me anëtarët e Këshillit Politik, ka deklaruar se, Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të historisë së saj. Ajo iu referua reformës zgjedhore, për të cilën po negociohet për arritjen e një konsensusi mes palëve, ku theksoi se, të gjitha palëve u është kërkuar që të bëjnë lëshime, transmeton EN.

“Të tre kemi kaluar 9 orë me anëtarët e Këshillit Politik, ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë, por ka pasur progres. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithave u është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria, miku dhe aleati ynë është në një fazë pikë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese, ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. BE ka vendosur një sërë kishte kushte për hapjen e negociatave, mes tyre është edhe reforma elektorale edhe cila duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e ODIHR”, tha ambasadorja.

Diplomatja amerikane theksoi më tej, se reforma duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por mund të arrihet dhe konsensus përtej tyre. Por për çdo pikë përtej tyre që nuk arrihet konsensus, partitë do të duhet t’i tërheqin ato.

“Qëllimi ynë sot dhe dje, pasi ne do të takohemi sërish është që të prodhohet një reformë që të plotësojë rekomandimet ODIHR, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve e të ODIHR, ne do të bime dakord me to. Por, nëse konsensusi përtej rekomandimeve të ODIHR apo kundër këtyre rekomandimeve nuk është i mundur, atëherë partitë do të duhet t’i tërheqin këto kërkesa”, përfundoi znj. Kim.

Ndërkohë, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca tha se për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet për hapjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në union. “Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të nisisë procesi i athtësimit. Kufijtë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kjo është ajo që BE kërkon. Shumë shpejt KE do të prezantojë kornizën negociuese dhe arritja në reformën elektorale do  ta bëjë këtë punë më të lehtë. Dua të falënderoj të gjitha palët për qasjen e tyre konstruktive. I ftoj të gjithë të vijojnë me të njëjtën qasej dhe nesër. Kemi një mundësi që le të mos e shpërdorojmë”, tha z. Soreca.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman foli për gjetjen e një kompromisi gjatë ditës së nesërme. “Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar  të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë këtë punë”, tha z. Norman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button