fbpx

Nuk është e vërtetë se numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 58

Burimi: KriThink

Recensojmë një tekst që pretendon se 58 pacientë janë diagnostikuar me koronavirus brenda një dite. Ky informacion është i pasaktë, bëhet fjalë për 52 të sëmurë të rinj. Për më tepër, pretendohet se numri më i lartë i të infektuarve është 58, që po ashtu nuk është e vërtetë, sepse në mes të prillit ka të regjistruar 107 raste brenda një dite dhe ky është numri më i lartë deri më tani (30.05.2020). Përveç kësaj, informacioni u publikua disa orë përpara se Ministria e Shëndetësisë t’i publikonte statistikat zyrtare të ditës, që do të thotë se nuk bazohet në informacione zyrtare.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku deri te artikulli origjinal:58 të infektuar të ri me Covid-19 brenda një dite, më së shumti që nga fillimi i pandemisë

Data dhe koha e publikimit: 29.05.2020, 10:26

Data e recensionit: 30.5.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

 

Autoritetet kanë bërë thirrje që gjatë pandemisë të përdoren vetëm burimet zyrtare për të informuar me saktësi dhe në mënyrë precize për gjendjen e pandemisë sa i përket shifrave, rekomandimeve, dekreteve… Në kundërshtim me këtë, në këtë tekst, titulli (i cili më vonë u ndryshua) pohon gabimisht: “58 të infektuar të ri me Covid-19 brenda një dite, më së shumti që nga fillimi i pandemisë”. Pastaj, bëhet i njëjti pretendim edhe në pjesën përmbajtësore të tekstit

Edhe në kulmin e infektimit me Kovid-19, asnjëherë deri më tani nuk ka pasur 58 të infektuar të ri brenda një dite. Që nga e mërkura, 27 maj, qeveria e hoqi orën policore, e cila ka qenë në fuqi për më shumë se dy muaj, dhe prej ditës së djeshme, kafenetë dhe restorantet funksionojnë me protokolle të veçanta.

Por, në ditën e përmendur (29.05.2020), siç u njoftua zyrtarisht më vonë, janë raportuar 52 raste të koronavirusit.

Pavarësisht nga ajo se a ka qenë qëllimi i tekstit të imponohet teza se heqja e orës policore dhe hapja e kafeneve dhe restoranteve është shkaku i rritjes së numrit të rasteve të diagnostikuara atë ditë, por është e sigurt se këto dy gjëra nuk kanë kontribuar për këtë numër prej 52 të infektuarve të ri, për shkak se periudha e inkubacionit të virusit është 14 ditë. Pra, këto 52 raste të reja që janë raportuar gjatë ditës, janë pasojë e sjelljes së qytetarëve gjatë orë policore.

Për më tepër, pohohet gabimisht se “ky është numri më i madh i të infektuarve të ri me Kovid-19 që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë”. Më 16.04.2020, u publikuan statistikat nga Instituti i Shëndetit Publik, ku thuhet se është identifikuar numër rekord prej 107 rasteve të Kovid-19 brenda një dite.

Përndryshe, më vonë titulli origjinal i tekstit: “8 të infektuar të ri me Covid-19 brenda një dite, më së shumti që nga fillimi i pandemisë,” është korrigjuar dhe tani është: “58 të infektuar të ri me Covid19 brenda një dite, më së shumti pas një pauze prej një muaji”.

Artikulli, gjithashtu, thotë se Komisioni për Sëmundje Infektive ishte duke mbajtur mbledhje në kohën e publikimit të artikullit. Prandaj, është e paqartë pse është nxituar të publikohet informacioni mbi statistikat ditore, kur është e qartë se ai merret çdo ditë, pa përjashtim në të njëjtën kohë për të gjitha mediat. Në këtë mënyrë, informohet gabimisht pa pritur të dhënat zyrtare, duke përfshirë informacionin në lidhje me rrethanat që e shpjegojnë numrin e pacientëve të rinj (klasterë të njëjtë, shkelje të aktvendimeve për izolim…).

Duhet të theksohet edhe ajo se ky artikull i referohet një mediumi tjetër, me ç’rast është dhënë edhe linku, mirëpo, megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë për plasimin e informatave të gabuara. Mbi të gjitha, është detyrë e gazetarit që ta kontrollojë çdo informacion para se ta publikojë atë. Kjo specifikohet qartë në nenin 1 të Kodi të Gazetarëve i cili, ndër të tjera, thotë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button