Vitin e kaluar 11 radiodifuzerë të RMV-së kanë transmetuar më pak program në televizion dhe radio

Vetëm për një vit numri i radiodifuzerëve që kanë emituar program televiziv dhe radio në vend është zvogëluar për 11 subjekte juridike. Nga gjithsej 118 radiodifuzerë në vitin 2018, vitin e kaluar në Maqedoni me veprimtari radiodifuzive janë marrë 107 subjekte juridike. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), 62 radiodifuzerë kanë emituar radio program, ndërsa 43 prej tyre kanë emituar program televiziv.

Bashkë me zvogëlimin e numrit të radiodifuzerëve që kanë emituar program në nivel nacional, rajonal dhe lokal, në vitin 2019 është zvogëluar edhe numri i programit të emituar televiziv dhe radio. Sipas të dhënave, Radiotelevizioni Maqedonisë (RTM) ka emituar radio program prej gjithsej 38.015 orë, nga të cilat pjesa dërmuese apo 58,4 përqind ka qenë program muzikor. Shoqëritë tregtare radiodifuzive që emitojnë program kanë emituar gjithsej 499.320 orë radio program, nga të cilat pjesa më e madhe apo 63 përqind, gjithashtu janë program muzikor.

MRT vitin e kaluar ka emituar program televiziv prej 24.022 orë, pjesa më e madhe e tyre apo 26,9 përqind janë program dokumentar dhe arsimor. Kanalet private televizive kanë emituar program televiziv prej gjithsej 437.500 orë, e prej tyre pjesa dërmuese ose 22,2 përqind është program zbavitës. E dukshme është që vitin e kaluar në kanalet televizive dhe radio ka pasur zvogëlim të numrit të orëve të emituara program të lajmeve, program informativ, arsimor, shkencor dhe dokumentar.

Numri i zvogëluar i radiodifuzerëve është veçanërisht i dukshëm tek subjektet që kanë prodhuar program televiziv. Vitin e kaluar ka pasur nga pesë shoqëri tregtare radiodifuzive më pak që emitojnë TV-program në nivel nacional dhe në nivel lokal krahasuar me vitin 2018. Në vitin 2019 ka pasur tetë radiodifuzerë që kanë mbajtur kanale televizive në nivel nacional, 19 që kanë emituar TV-kanale rajonale dhe 15 subjekte që kanë prodhuar TV program në nivel lokal.

Gjithashtu, ESHS ka regjistruar një radiodifuzerë më pak që ka emituar program në nivel rajonal, si dhe tre radiodifuzerë më pak që kanë pasur radio stacione në nivel lokal krahasuar me vitin 2018. Krahas servisit publik, vitin e kaluar ka pasur tre shoqëri tregtare radiodifuzive që kanë emituar radio program në nivel nacional, 13 në nivel rajonal dhe 41 në nivel lokal.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button