Reportazh brenda Klinikës Infektive të Shkupit, ku gjenden të infektuarit me virusin korona (VIDEO)

Telivizioni Klan është lejuar që të hyj dhe të incizoj situatën në Klininë Infektive, ku trajtohen pacientët me Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Pamjet e këtij reportazhi, flasin shumë për seriozitetin me të cilin duhet t’i qasemi koronavirusit.

“Kam qenë e sëmurë edhe paraprakisht, por koronavirusit më ka përkeqësuar gjendjen dukshëm. Isha në komë, tani jam shumë më mirë. Besoni koronavirusin, ai ekziston”, ka thënë njëra nga pacientet e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Në këtë klinikë në 24 orët e fundit janë pranuar 2 pacientë, të hospitalizuar janë gjithsej 45 pacientë. Me gjendje më të rëndë dhe në aparate për frymëmarrje janë 16 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në RMV ka arritur në 2.315, të shëruarve 1.569, të vdekurve 140, ndërkaq momentalisht kemi 606 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button