George Floyd ka vdekur nga asfiksia, gjen autopsia private

George Floyd ka vdekur nga asfiksia, ka gjetur autopsia e kërkuar nga familja e afrikano-amerikanit në Mineapolis, vdekja e të cilit ka nxitur protesta masive në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka vdekur për shkak të presionit që i është bërë në qafë nga zyrtarë policorë, kanë thënë ekspertë mjekësorë të angazhuar nga familja e tij, transmeton REL.

Të gjeturat dallojnë nga autopsia zyrtare e kryer nga ekspertë mjekësorë të qarkut të Mineapolis.

Vdekja e Floyd ka nxitur protesta dhe krahasime me një seri të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, kur persona me ngjyrë kanë vdekur derisa janë arrestuar nga zyrtarë policorë të racës së bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button