fbpx

Lojtarët e Liverpoolit u solidarizuan me lëvizjen e fundit

Skuadra e Liverpoolit ka bërë një veprim të fuqishëm në përkrahje të lëvizjes “Black Lives Matter” gjatë stërvitjes të mbajtur të hënën në “Anfield”, transmeton Koha.net.

Të gjithë lojtarët kanë vënë njërin gju në tokë dhe janë vendosur në rrethin e mesit të fushës, ndërsa janë kthyer në të njëjtën anë.

Lojtarët kanë mbajtur fanella të klubit me ngjyra të ndryshme.

Georginio Wijnaldum ka shpërndarë fotografinë në rrjete sociale, duke shkruar: “Uniteti është forcë”.

Ishte seanca e parë stërvitore e skuadrës së plotë të Juergen Kloppit në Anfield që kur edicioni është pezulluar në mars për shkak të koronavirusit. Lojtarët vendosën të ndërpresin stërvitjen dhe të bëjnë fotografinë e fuqishme, ka shkruar Daily Mail.

Liverpooli bëhet ekipi i parë në Premier League që në mënyrë kolektive ofron përkrahje për lëvizjen që mbështet afroamerikanët. Por numër i madh i sportistëve elitarë kanë ofruar përkrahje që kur George Floyd vdiq një javë më parë për shkak të brutalitetit të policëve në SHBA.

Marcus Rashford dhe Jadon Sancho kanë kërkuar drejtësi pas vdekjes së afroamerikanit Floyd.

Por fotografia e skuadrës së Liverpoolit, që ndërkohë u shpërnda edhe nga lojtarë tjerë, ka bërë bujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button