Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10:00

Kryesia e Kuvendit e ka caktuar për në orën 10:00 mbledhjen në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për seancë, gjatë së cilës pritet të votohet për Qeverinë Hoti, transmeton Koha.net.

Kjo mbledhje, si është bërë e ditur nga njoftimi i Kuvendit, do të mbahet pa praninë e medieve.

“Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes”, shkruhet në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

Ndërkohë, mbledhja e kësaj partie, në të cilat do të vendoset për emrat e saj për kabinetin qeveritar mbahet nesër, në orën 16:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button