Për të pestin vit radhazi, numri i fëmijëve të lindur në RMV po bie

Në Maqedoni vitin e kaluar janë lindur më së paku fëmijë të gjallë për periudhën nga 1994 deri në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror Statistikor. Me 19.845 lindje të gjalla, në vitin 2019 pati një ulje të numrit të lindjeve të gjalla për 7% krahasuar me një vit më parë, njofton Portalb.mk.

Numra të tillë shqetësues të lindjeve në vend po përsëriten për të pestin vit radhazi, me rënie të vazhdueshme të numrit të fëmijëve të lindur të gjallë. Vetëm për krahasim, në vitin 2015 kanë lindur 23.075 fëmijë të gjallë, ose 3.230 më shumë se vitin e kaluar.

Të dhënat statistikore tregojnë se ulja e numrit të lindjeve të gjalla shkon paralelisht me rritjen e moshës mesatare të grave që kanë vendosur të bëhen nëna. Mosha mesatare e nënës në numrin e përgjithshëm të lindjeve vitin e kaluar ishte 29.2 vjet, ndërsa 27.5 vjet te lindjet e para. Pesë vjet më parë, në 2015, mosha mesatare e nënës ishte 28.7 vjet, ndërsa 27 vjet ishte mesatarja e nënave për lindjet e para. Në strukturën gjinore, numri meshkujve të lindur vitin e kaluar ishte më i lartë, edhe atë 51.8 përqind, ose në 100 lindje të gjalla, 107.4 janë meshkuj.

Rënia e natalitetit ka të ngjarë të vazhdojë edhe këtë vit, nëse merren parasysh të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2020. Në janar-mars 2020, Entit Shtetëror Statistikor ka regjistruar 4.191 lindje të gjalla, ose 8% më pak në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Në vitin 2019 janë regjistruar 16 lindje të gjalla të nënave nën moshën 15 vjeç. Numri i lindjeve të drejtpërdrejta jashtë martese vitin e kaluar ishte 2.454 ose 13.4 përqind e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla janë jashtë martese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button