Propozime për urdhër ndëshkime për 13 persona në Shkup

Për shkak të mosrespektimit të orës policore, Prokuroria themelore publike Shkup sot ka ngritur procedurë kundër 13 personave, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit nuk kanë vepruar në pajtim me Vendmin për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka e kanë bërë veprën penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga kodi Penal”, kumtojnë nga Prokuroria.

Nga kjo prokurori i kanë parashtruar Gjykatës Themelore Penale Shkup propozime për dhënien e urdhër ndëshkimeve me të cilat për të gjithë të akuzuarit kërkoi gjobë prej nga 100 gjobave ditore me vlerë të një gjobe ditore prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit policia ka regjistruar 585 shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes në fytyrë. Në territorin e vendit ndaj 186 personave janë shqiptuar vendime për izolim, ndërsa 52 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button