Prej nesër pensionistët nuk mund të udhëtojnë falas me transportin publik

Rritja e numrit të të infektuarve me KOVID-19 në Shkup ka shkaktuar sërish sjelljen e masave restriktive për shfuqizimin e shfrytëzimit falas të transportit publik për personat e moshuar, njofton Portalb.mk.

Prej nesër (2 qershor) gratë mbi 62-vjet dhe burrat mbi 64-vjet nuk do të munden që falas ta përdorin transportin publik në linjat e qytetit dhe jashtë qytetit në Shkup të martën, premten, shtunën dhe dielën.

“NTP apelon për shfrytëzim racional të transportit dhe obligativisht të mbahet maskë mbrojtëse në pajtueshmëri me masat për mbrojtje nga KOVID-19”, thuhet në kumtesën e NTP – Shkup

Transporti publik falas për pensionistët u sjell të premten më 28 maj, edhe atë pas thuajse dy muaj e gjysmë ndalesë për shkak të virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button