Virusi korona, Osmani: Sot numri është edhe më shqetësues

Zv/kryeministri Bujar Osmani përmes rrjeteve sociale ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes më tepër për shkak se ditëve të fundit është rritur rreziku për tu infektuar me koronavirus. Osmani thekson se numrat e rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit janë shqetësuese.

“Mirëmëngjesi, mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apeloj që të silleni sikur jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv. Nuk duhet shumë për t’u mbrojtur : mos besoni teorive konspirative të gjithologëve, maska zvogëlon për 79 % transmisionin, mos u bën shkaku për vdekjen e e më të afërmve tu. P.S. Sot numri është edhe më shqetësues!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button