Visar Ganiu në vetëizolim, ka pasur kontakt me në person që ka rezultuar pozitiv me Covid – 19

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka informuar se do t’i nënshtrohet vetëizolimit, pasi ka pasur kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njofton Portalb.mk.

Ai po ashtu, ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohet situata me virusin korona.

“Njëkohësisht dua të ju bëj me dije se këtyre ditëve kam pasur kontakt me person i cili ka rezultuar POZITIV ndaj testimit për COVID-19, prandaj që nga ky moment do të qëndroj në VETËIZOLIM dhe do të veproj sipas protokoleve të insitucioneve përkatëse shëndetësore. Të dashur qyetetarë, edhe njëherë gjej rastin të ju bëj APEL për kujdes, përmbajtje ndaj masave të parapara dhe trajtim me seriozitet të kësaj tematike dhe sfide sepse gjendja nuk duket aspak e mirë dhe gjithmonë mund të përshkallëzohet për më keq!”, ka shkruar Ganiu.

Ndërkohë, paraprakisht sekretari i përgjithshëm i VMRO – DPMNE-së, Igor Janushev, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec dhe zëvendëskryeministrja, Mila Carovska, kanë informuar se do të qëndrojnë në vetëizolim, për shkak se kanë pasur kontakt me nënkyetarin e LSDM-s, Muhamed Zekiri, i cili dje konfirmoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tremuajshe, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button