Spasovski: Komisioni për sëmundje ngjitëse ta shqyrtojë çështjen e hapjes së kufijve

Kryeministri Oliver Spasovski pas përfundimit të takimit koordinues në Kumanovë të kandidatëve për deputetë në Njësinë zgjedhore 2 të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, ka deklaruar se Qeveria i ka dhënë udhëzime Komisionit për sëmundje ngjitëse që të rishikohet edhe çështja për hapjen e kufijve, njofton Portalb.mk.

“Qeveria i ka dhënë udhëzime Komisionit për sëmundje ngjitëse që të rishikohet edhe çështja për hapjen e kufijve bashkë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të jashtme që të koordinohemi edhe me shtetet fqinje dhe shtetet nga rajoni dhe më gjerë. Në bazë të kësaj do të sjellim edhe vendimet. Unë pres se do të sjellim ata vendim shumë shpejt dhe do të mund të kemi lëvizje të lirë nëpër kufij”, ka deklaruar Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria e shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve.

Sa i përket masave kufizuese për disa zona, ai ka thënë se kjo do të varet më së shumti nga qytetarët, nga respektimi i masave. Ai ka ftuar qytetarët që në mënyrë të vazhdueshme të respektojnë masat.

“Ne kemi paralajmëruar para disa ditësh se masa rigoroze ose kufizuese janë të mundura për disa zona të caktuara ku ka rritje të numrit të qytetarëve të infektuar. Kjo do të varet më së shumti nga qytetarët dhe respektimi i masave, ata që janë në izolim për shkak se janë kontakte të drejtpërdrejta nga dikush që është pozitiv në Kovid-19, duhet të mbeten atje dhe të respektojnë të gjitha masat. Sa më shumë të respektojmë masat aq më shumë do të kemi ulje të kufizimeve”, ka thënë Spasovski .

Spasovski ka thënë se shteti, institucionet, sistemi shëndetësor, Komisioni për sëmundje ngjitëse kanë bërë gjithçka në periudhën e kaluar, janë miratuar vendime, janë bërë protokolle se si duhet të sillen qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button