Rrëfimi i një shtetasi maqedonas që jeton në Belgjikë: Para se të infektohem mendoja se Kovid-19 është vetëm një grip i zakonshëm

Të marrin në spital, të thonë përshëndetu me bashkëshorten, do të dëgjohesh ndoshta pas ndonjë ore, këto janë kujtimet e para të Borçe Dvojakovskit, maqedonas i cili tani për tani jeton në Belgjikë, dhe i cili dy muaj më parë u infektua me Kovid-19, për golgotën e tij tridhjetëditore nëpër spitalet e Brukselit, shkruan MIA.

Është joreale në atë moment, nuk e di se çfarë po të ndodh, shprehet Borçe përmes buzëqeshjes të ëmbël-të hidhur, i ulur me bashkëshorten Natashën në tarracën e tij, në një ditë të bukur me diell, me një filxhan të kafesë dhe me ëmbëlsirë shtëpie. Më në fund në shtëpi dhe më në fund i qetë pas dy hospitalizimeve, prej të cilave pesë ditë nën kujdes intensiv thjeshtë në luftë për ajër.

Sëmundja e Borçes nuk ka qenë e lehtë as për atë.

Kontakti i vetëm më ishte kur do ta dëgjoj në telefon dhe mjeku amë që më lajmërohej për të më dhënë informacione, nuk ke ku të drejtohesh, këtu mjekët nuk komunikojnë shumë sikur te ne, vetëm prisja të më lajmërohet. Një mëngjes më vonë mu lajmërua, mendoj se isha gati, u frikësova shumë! Ndërsa stres të madh më ishte para se të shkojë në kujdesin intensiv, fatmirësisht kisha shumë mbështetje nga familja dhe miqtë, rrëfen bashkëshortja Natasha.

Përveç frikës nga sëmundja, Borçe dhe Natasha ishin frikësuar të mos i ndodhë e njëjta asaj, ose, në rastin më të tmerrshëm, të mos mbeten dy fëmijët pa prindër.

“Dëshiroj që askënd të mos e kapë virusi, ekziston nuk ekziston, kur nuk të ndodhë ty thua “është grip i thjeshtë”, as mua nuk më bëhej vonë para se të sëmurem, thosha e mirë de, çfarë, por pasi të hysh në spital dhe kur të kuptosh se çfarë mund të të ndodhte, thjeshtë të mos jesh më… përvoja është e tmerrshme”, përgjigjet Borçe në pyetjen si i shikon komentet e njerëzve të cilët nuk besojnë se ekziston virusi korona.

Përvoja e tij u ka ndihmuar edhe kolegëve të tij nga puna, të cilët e kanë nënvlerësuar këtë virus, të vetëdijesohen se sa është i rrezikshëm dhe të sillen në mënyrë më të përgjegjshme.

“Ky virus nuk është fare punë joserioze, shikoj se si e krahasojnë me gripin sezonal dhe nuk jam dakord, nuk ka kurrfarë krahasim, virusi ekziston dhe është specifik, përhapet shpejtë dhe ka pasoja të dëmshme”, shprehet Natasha, e cila me profesion është biokimiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button