fbpx

Po nga gardianët e ligjit (gjykatësit) kush do të na mbrojë?!

Shkruan: Dervish Alimi.

Teoria juridike thotë se gjyqësia është e pavarur dhe pushtetet tjera duhet t’i binden asaj!
Praktika politike thotë se politika dhe gjyqësia janë në marrë-dhënie të interesit dhe bashkëpunimit reciprok, pasi që politika i zgjedh gjykatësit me votim në parlament, ndërsa gjykatësit, në shenjë mirënjohje dhe falemnderimi për shërbimin, obligohen që t’ua kthejnë kundërshërbimin në rast rreziku, pra zgjedhësit e tyre mirëbërës t’i mbajnë sa më gjatë në parlament, në mënyrë qe edhe ata pastaj, t’ua rikthejnë favorin dhe t’i rizgjedhin këta edhe më lart në kierarkinë gjyqësore!

Më të varur nga njeri tjetri se kaq nuk mund të jenë…! Rrethi nuk mund të jetë me vicioz se kaq!
Ku qendron tani pavarësia ndërmjet tyre, ec e merre vesht?!

Edhe e Drejta Romake e ka pasur problem të gjejë zgjidhje për këtë dukuri! Prandaj ka mbetur thënia latine: “Po nga gardianët e ligjit (gjykatësit) kush do të na mbrojë?”

Përgjigja logjike do të duhej të ishte: ata që i zgjedhin, pra populli=qytetarët!

Po popullin dhe qytetarët kush i përfaqëson?-Parlamenti.

Po nëse Parlamenti e devijon vullnetin dhe shkel premtimin e dhënë ndaj popullit, kush e ka fjalën e fundit?-Populli apo qytetarët me zgjedhje të parakohshme, të inicuara dhe shkaktuara me protesta gjithëpopullore!

Atëherë përse vallë populli apo qytetarët nuk kerkojnë llogari dhe përgjegjësi edhe nga Gjykatësit, që e kanë për detyrë të vetme të ndajnë drejtësi, edhe atë: “Në emër të qytetarëve të Republikës” dhe jo: “Në emër të Parlamentit”?!

Kush do t’i gjykojë nesër gjykatësit për moskryerjen e detyrës së tyre të vetme zyrtare dhe morale?! Vetvetja, d.m.th Askush! Zbrazëti e qëllimshe juridike!

Mbase Zoti, kur të vijë dita e gjykimit, pasi ata e kanë marrë përsipër si profesion dhe detyrë ta kryejnë punën e tij në Tokë, dhe te mjerët ata që ia kanë koritur dhe “nxirë fytyrën…”!
Deri atëherë, drejtësia do të mbetet në fund te detit!Për ata që dijnë të “notojnë” dhe ta mbajnë frymën gjatë kohë…”Peshqit” e mëdhenj!

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close