Zhbogar: Nga sot, ne po fillojmë me investime të reja në bujqësi në RMV që kapin vlerën  6 milionë euro

Euroambasadori, Samuel Zhbogar vuri në dukje se dita e sotme shënon fillimin e një serie të re të projekteve investuese nga Bashkimi Evropian në fushën e bujqësisë, me vlerë 6 milionë euro, transmeton TV21.

Sistemet e ujitjes nuk janë të rëndësishme vetëm nga pikëpamja ekonomike, ato janë gjithashtu thelbësore për sa i përket mjedisit, në përputhje me marrëveshjen e gjelbër me Bashkimin Evropian, çdo aktivitet ekonomik që do të ndërmerret do të duhet të mbrojë mjedisin, për të shmangur efektet shkatërruese që shkaktohen prej ndryshimeve klimatike dhe kjo është strategjia e re e rritjes së BE-së që na bën të përdorim sfidat dhe t’i kthejmë ato në mundësi”, theksoi Zhbogar.

Reformat e vazhdueshme dhe rezultatet e prekshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë në përparimin e vendit. Bashkimi Evropian së shpejti do të prezantojë kornizën e bisedimeve dhe shpresojmë që këtë vit do t’i hapim negociatat, tha euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme zyrtare në komunën Rankovce.

Zhbogar mori pjesë në fillimin zyrtar të punëve ndërtimore të një sistemi modern të vaditjes për rreth 200 hektarë tokë të punueshme në Rankovce, pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për ndërtimin e “Sisteme të vaditjes me kosto të vogla, ekologjikisht të pranueshme” i financuar përmes IPA programit bujqësor dhe zhvillimi rural, me vlerë 1.7 milion euro.

“Bujqësia është një nga kapitujt për të cilin do të diskutohet në negociatat para aderuese për pranim në BE dhe rekomandoj që vendi të përgatitet mirë. E inkurajoj qeverinë dhe institucionet përkatëse të vendosin reforma dhe të krijojnë shoqëri për menaxhim të ujit dhe ruajtjen e këtij burim të vlefshëm sepse bujqësia është sektori më i ndjeshëm i prekur nga ndryshimet klimatike, të cilat do të ndikojnë në mungesën e ujit dhe paraqitje të thatësisë. “Vendosja e sistemeve të mira të ujit është thelbësore, por ka edhe segmente të tjera, siç janë copëzimi i tokës bujqësore, tokat e pa punuara dhe ngjashëm, kështu që institucionet duhet të merren edhe me ato gjëra”, shtoi Zhbogar.

Sipas tij, BE dhe Delegacioni i BE-së në RMV do të vazhdojnë ta udhëheqin vendin me përkushtim në të gjitha fushat e përafrimit, duke punuar së bashku në solidaritet dhe promovim të vlerave të përbashkëta për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button