Thirrje për artist-e, ilustrues-e dhe dizajner-e për kartat “Fierce Women Now”

Projekti  Gratë për gratë (Women on Women) të cilin aktualisht e implementon Shoqata për promovim të aktiviteteve të grave Tiiit!Inc. së bashku me Prostor rodne i medijske kulture K-zona nga Kroacia, MestoŽensk nga Sllovenia dhe Outlandish Theatre Platform nga Irlanda, synon të japë dukshmëri shembujve për tu njdekur, grave inspiruese që kanë ndryshuar shoqërinë tonë për mirë, thuhet në thirrjen publike.

Në vitin 2018 partnerët nga Kroacia, zhvilluan lojën inovative me karta Fierce Women e cila i familjarizon lojtarët e saj me arritjet e grave në shoqëri si në fushaën e kulturës, politikës, shkencës, feminizmit, të drejtave të njeriut dhe artit. Është një produkt argëtues, edukativ dhe shoqëror angazhues, i cili ofron mundësi për të sjellë temën e barazisë gjinore në qarqet tona sociale.

Si pjesë e këtij projekti, është planifikuar të bëhet një edicion shtesë me 30 gra të rëndësishme, ose siç i quajnë partnerët tanë në Kroacia, “të tmerrshme” nga Kroacia, Sllovenia, Irlanda dhe Maqedonia Veriore. Gjithsej nga vendi ynë janë përzgjedhur 7 gra dhe ato janë: Rosa Plaveva, Nakie Bajram, Liljana Dirjan, Vera Veskovikj Vangeli, Iskra Grabul, Mimoza Nestorova Tomikj dhe Rajna Aleksova për të cilat mezi presim të shohim ilustrime interesante që do të shfaqin imazhin dhe arritjet e tyre. Nga lista me tridhjetë gra të zgjedhura aplikantët duhet të zgjedhin një deri në tre gra ti ilustruar. Për aplikim nuk duhet ilustrimi të jetë i plotë, vetëm skica është mjaftueshëm.

Për këtë qëllim është shpallur një thirrje për artist-e, ilustrues-e dhe dizajner-e nga e gjithë Evropa! Ne i ftojmë krijuesit nga vendi ynë të aplikojnë më së voni deri më 24 Qershor 2020, e mërkurë. Ata autorë/e, ilustrimet e të cilëve/cilave do të përzgjidhen për të qenë pjesë e kësaj pakoje, do të marrin një çmim prej 160 eurosh (bruto) për një ilustrim dhe veprat e tyre artistike si një pjesë e kësaj pakoje do të promovohem përmes kanaleve të ndryshme të partnerëve të projektit, siç janë rrjetet sociale, festivale dhe ngjarje të tjera. Gjithashtu, fituesit dhe fitueset do të marrin pako të kartave prej Fierce Women WOW dhe një nga pako të kartave origjinale të Fierce Women. Për më shumë informacione mbi rregullat dhe mundësitë e ofruara nga kjo thirrje mund të gjenden në faqen e internetit на Тиииит! Инк.

Projekti Women on Women dhe kartat Fierce Women WoW janë mbështetur nga programi i Komisionit Evropian, Evropa Kreative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button