Qeveria dhe Inspektorati paralajmëruan dënime për kafenetë që nuk do të respektojnë Protokollin

Mila Carovska, zv.kryeministrja për çështje ekonomike në RMV dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Stojko Paunoski kanë paralajmëruar dënime për kafenetë dhe restorantet që nuk do të respektojnë Protokollin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk po i them të gjitha, por në shumicën e lokaleve gjatë kontrolleve të natës së kaluar u përcaktua që ata nuk i respektojnë protokollet fare. Më duhet të shpreh zhgënjimin tim të madh për sjelljen e tyre, por edhe me sjelljen e atyre që i vizitojnë. Kemi hasur në poshtërim, ‘na edukoni dhe lëshoni kafenetë’, thanë ata, e cila është jashtëzakonisht e papërgjegjshme dhe e ulët, si nga të ftuarit ashtu edhe nga pronarët e objekteve. Ndërgjegjja dhe vetëdija e qytetarëve, sidomos e bareve, janë zhdukur. Nga sot, ku do të konstatojmë shkelje të protokolleve, ne do të detyrohemi të vendosim masa ndëshkuese”, tha Paunoski.

Gjithashtu edhe zv.kryeministrja Carovska paralajmëroi nisjen e ashpërsimit të masave për lokalet që nuk do të respektojnë Protokollin.

“Inspektorët janë në terren, gjatë ditës së djeshme ata theksuan, kanë vepruar në mënyrë edukative tek hotelierët. Natyrisht se ata që nuk do t’i respektojnë në pajtim me ligjin, inspektorët do të veprojnë me masa më rigoroze”, deklaroi Carovska.

Ndryshe, Magdalena Filipovska Grashovska, udhëheqësja e Këshillit Inspektues dje njoftoi se Inspektorati fillimisht nuk do të marrë masa ndëshkuese ndaj kafenetë dhe restoranteve, por vetëm masa paralajmëruese-edukative, nëse nuk respektohet Protokollet e publikuara dje nga Qeveria e RMV-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button