Katër pacientë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në RMV, 52 raste të reja dhe 30 pacientë janë shëruar

Me 52 raste të diagnistifikaura, rastet e reja të regjistruara me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është edhe numri më i madh i pacientëve të infektuar me këtë virus që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja, njofton Portalb.mk.

Ndërkaq, të dhënat e ditës së sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, flasin edhe për rritje të numrit pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus në krahasim me ditën e djeshme, me ç’rast sot është raportuar për 4 viktima të reja. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 30 pacientë.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë, një pacient nga Shkupi (73) që është pranuar në klinikë më 21 maj dhe një pacient nga Velesi (82) i cili është hospitalizuar më 22 maj. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente (76) që është pranuar më 21 maj dhe një paciente nga Tetova (55) që është pranuar më 27 maj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 2129, i të shëruarve 1516 ndërsa i pacientëve që kanë ndërruar jetë 126. Numri i rasteve aktive momentalisht është 487.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

·         Shkup – 16

·         Tetovë  – 10

·          Ohër – 2

·         Veles – 1

·         Kratovë – 1

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

·         Shkup – 26

·         Kumanovë – 6

·         Shtip – 7

·         Tetovë – 9

·         Strugë  – 2

·         Veles – 1

·         Koçan 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

·         Shkup – 797, raste aktive 240

·         Kumanovë – 4428 raste aktive 42

·         Dibër – 51, raste aktive 0

·         Shtip – 61, raste aktive 26

·         Prilep –211, raste aktive 43

·         Tetovë – 191 raste aktive 69

·         Strugë – 79, raste aktive 11

·         Veles – 129, raste aktive 30

·         Manastir –28, raste aktive 6

·         Ohër –23, raste aktive 6

·         Kavadar – 5, raste aktive 0

·         Gostivar –22, raste aktive 4

·         Gjevgjeli – 4, raste aktive 0

·         Strumicë – 3, raste aktive 1

·         Kriva Pallankë – 6, raste aktive 0

·         Radovish – 4, raste aktive 0

·         Krushevë – 3, raste aktive 0

·         Koçan – 32, raste aktive 1

·         Probishtip – 2, raste aktive 0

·         Kërçovë – 3, raste aktive 1

·         Negotinë -12, raste aktive 5

·         Demir Hisar – 1, raste aktive 0

·         Makedonski Brod – 2, raste aktive 0

·         Pehçevë – 3, raste aktive 0

·         Dellçevë – 1, raste aktive 0

·         Vallandovë -1, raste aktive 0

·         Vinicë – 3, raste aktive 1

·         Kratovë – 2, raste aktive 0

·         Berovë – 1, raste aktive 0

·         Sveti Nikole – 1, raste aktive 1

 

Në 24 orët e fundit në RV janë kryer 661 testime për KOVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve është 27.684. 

 

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button