Zelandë e Re, për një javë nuk janë regjistruar raste të reja me COVID-19

Zelanda e Re ka lejuar qytetarët të rifillojnë aktivitetet e fundjavës pasi nuk u raportua asnjë rast i koronavirusit të ri (COVID-19) për shtatë ditë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale kanë raportuar se autoritetet shëndetësore thanë se aktualisht ka vetëm një rast aktiv i infeksionit dhe se asnjë tjetër nuk po trajtohet në kujdes spitalor për virusin COVID-19.

Autoritetet po ashtu kanë ngritur numrin e lejuar të pjesëmarrësve në grumbullimi sociale, gjegjësisht në 100.

Ministri i Financave, Grant Robertson, përpjekjet kundër virusit COVID-19 të Zelandës së Re i përshkroi si “tepër të mira”.

Megjithatë, Robertson pranoi se masat kundër virusit COVID-19 kishin ndikuar në sektorin e prodhimit, duke theksuar se prodhimi i këtij sektori ishte “pak më i ulët” se normalja.

Zelanda e Re në muajin prill vendosi një bllokim të rreptë, i cili u hoq në faza dhe aktualisht në vend ka kufizime nën “nivelin 2”.

Aktivitetet rutinore, përfshirë shkollat, bizneset, kafenetë, dasmat ose funeralet lejohen, por me masa të distancimit shoqëror.

Ministri i financave shtoi se prodhimi ekonomik nën “nivelin 2” ishte rreth 90 për qind.

“Sektori i mirëpritjes akoma është përballë sfidave nën ‘nivelin 2’, por sektorët e eksportit po qëndrojnë relativisht mirë”, tha Robertson.

Zelanda e Re ka raportuar 1.504 raste të koronavirusit, prej të cilëve 22 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button