RMV, për 24 orë janë dënuar 44 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 440 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në fytyrë, ndërkaq për masën e vetëizolimit është evidentuar një shkelje, njofton Portalb.mk.

“Në territorin e shtetit 368 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërkaq 47 të tjerëve deklarata për vetëizolim”, kumtuan nga MPB.

Edhe përskaj shfuqizimit të orës policore, i cili ishte në fuqi si masë kundër shpërndarjes së virusit korona, në fuqi mbeten të vlejnë masat për mbajtjen e maskës, distancës fizike dhe dezinfektimit të shpeshtë. Dënimi për mosmbajtje të maskës është 20 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button