Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me reshje lokale të shiut. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, paraqitje të bubullimave dhe përforcim të erës.

Temperatura e minimale do të lëviz prej katër deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 14 deri në 24 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 21 gradë.

Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm dhe me temperatura mbi mesataren ditore. Në orët e pasdites në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button