fbpx

Nuk ka asgjë tronditëse në kokrrat e breshërit që i ngjajnë koronavirusit

Burimi: KriThink

Ky tekst përpiqet të “shokojë” me titullin e zgjedhur, por nuk ka asgjë shokuese në faktin që kokrrat e breshërit kanë pasur formën e koronavirusit, sepse sipas meteorologëve, një formë e tillë është “krejtësisht normale”. Gjithashtu, artikulli është kontradiktor, sepse në një pjesë pretendohet se mund të interpretohet si një “shenjë e Zotit” që njerëzit të rrinë në shtëpi, dhe në pjesën tjetër ka qëndrimin e një meteorologut që e shpjegon këtë fenomen natyror.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal:Tronditje nga qielli, ka rënë breshër në formën e koronavirusit!?

Data e publikimit: 20.5.2020

Data e recensionit: 22.5.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Në fillim të tekstit thuhet:

Qytetarët e Montemoralesit në Meksikë kanë përjetuar shok të vërtetë kur panë se nga qielli binte breshër, i cili sipas formës shumë i ngjante koronavirusit. Në rrjetet sociale menjëherë u paraqitën fotografi nga “breshëri i çuditshëm” dhe menjëherë pas kësaj filluan të qarkullojnë edhe teori të konspiracionit për atë se si ndodhi kjo. Sipas një teorie, kjo është një “shenjë e Zotit”, me të cilën Zoti dëshiron t’u thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi?!

Ndërsa në pjesën e dytë të artikullit i mohon pretendimet e këtilla spekulative dhe senzacionaliste. Në fakt, është përcjellë deklarata e meteorologut në Organizatën Botërore të Meteorologjisë, Jose Miguel Vinas, i cili shpjegon se forma e breshërit është plotësisht normale, gjë që i hedh poshtë pretendimet e mëparshme për disa “shokim” dhe ekzistimin e “teorive të komplotit”:

 Gjatë stuhisë, breshëri merr një formë specifike dhe grumbullon shtresa akulli në skaje. Gjatë stuhive të mëdha, kur kokrrat e breshërit bëhen më të mëdha, një pjesë e madhe e kokrrizave bashkohet dhe goditen me njëri-tjetrin, gjë që ndikon në krijimin e thepave nën akull, theksoi meteorologu Vinas, sipas “Daily Mail”.

Në të njëjtën kohë, duket qesharake që përkundër fakteve shkencore se formimi i breshërit ka të bëjë ekskluzivisht me proceset që ndodhin në atmosferë, në këtë tekst “breshëri i çuditshëm” shoqërohet me njëfarë “shenje të Zotit” që njerëzit të rrinë në shtëpi dhe të mbrohen nga koronavirusi (!).

Është e qartë se ky tekst nuk e ka idenë se si të përcjella një informacion të saktë, por synon të mbledhë sa më shumë klikime që të jetë e mundur. E nëse numri i leximeve të tekstit është i saktë (mbi 23.000 – 22.05.2020), titulli e ka arritur qëllimin! Një tjetër gjë është se kjo mënyrë e përpunimit dhe e plasimit të lajmit është në kundërshtim me parimet profesionale të përcaktuara në Kodin e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button