Palmer: Shtetet e Bashkuara ndanë 20 milionë dollarë për Ballkanin në kohë pandemie

Duke folur për situatën rreth pandemisë së COVID-19, zoti Palmer vlerësoi, siç tha, frymën bashkëpunuese, duke veçuar mënyrën se si “Serbia dhe Kosova lanë anash dallimet politike dhe punuan së bashku për ofrimin e ndihmës përtej kufijve për të lehtësuar lëvizjen e personelit mjekësor e pajisjeve dhe furnizimeve humanitare, përfshirë ushqimet”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë investuar miliarda dollarë për të nxitur qeverisjen e mirë, transparencën, llogaridhënien, sundimin e ligjit dhe ky është themeli mbi të cilin qeveritë në rajon ishin në gjendje të përgjigjen në mënyrë të efektshme kundrejt koronavirusit.

“Vetëm për të përballur krizën me COVD-19 Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 20 milionë dollarë si ndihmë e drejtpërdrejtë për vendet e Ballkanit”, tha ai.

Por,tha zoti Palmer, në rajon ka ende sfida dhe tensione, ndërsa “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë në partneritet me vendet e rajonit dhe me partneret dhe aleatët tanë evropian për të mbështetur zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në familjen e kombeve evropiane”.

Ai tha se partneriteti transatlantik është shumë me rëndësi për t’u përballur me çështje sfiduese.

“Në Ballkan e kemi parë posaçërisht përgjatë viteve se kur Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja punojnë ngushtë në partneritet dhe frymë bashkëpunuese, mund të bëjmë gjëra shumë të mira”, tha zoti Palmer.

Zoti Palmer vlerësoi me rëndësi historike vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se procesi i integrimit të rajonit do të jetë një proces i gjatë.

“Mendoj se kemi investuar kohë dhe përpjekje për të mbështetur integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëpërmjet mekanizmave ekzistues sic është CEFTA por edhe nismave të reja siç është ajo për mini Shengenin që është nismë rajonale”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button