Rama: Kjo është java e fundit me kufizime

Kjo do të jetë java e fundit me masa kufizuese kundë Covid-19. Kryeministri Edi Rama në komunikimin e fundit  live në facebook për luftën ndaj koronavirusit tregoi se cilat aktivitete do të mbeten ende pezull edhe pas kësaj jave, transmeton OraNews.

Rama: Kjo është java e fundit e masave të mbetura të lëvizjes, me përjashtim të aktiviteteve kulturore dhe sportive pa spektator, dasma dhe funerale ku nuk do mblidhen qindra njerëz, transporti publik dhe plazhet me korniza sigurie, gjithçka tjetër do të jetë e hapur.

Por Kryeministri porositi qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi virusi mbetet mes nesh.

Rama: Rrezikun e infeksionit mos e përqeshni dhe as mos e neglizhoni se mund të bëhet vrastar. Uroj të mos turpërohemi pas atij suksesi dhe të mos detyrohemi të mbyllemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button