Hap tjetër para nga Premier League, nisim stërvitjet në grupe

Klubet e Premier League kanë arritur marrëveshjen për të rinisur stërvitjen në grup, si një hap tjetër i rëndësishëm i projektit “Restart”.

Bisedimet u zhvilluan midis klubeve të martën, të mbikëqyrur nga kryetari i ri, Gary Hoffman, dhe besohet se nuk u ngritën çështje të mëdha mbi protokollin. Vendimi ishte unanim, edhe pse duhej vetëm vota e 14 klubeve për të miratuar këtë plan, transmeton SS.

Lojtarët e Premier League-s u kthyen në stërvitje individuale javën e kaluar, pasi të gjithë iu nënshtruan testit të Koronavirusit. Të 20 klubet kanë organizuar me kujdes mbërritjen e lojtarëve dhe paraqitjen e stërvitjeve në mënyrë që të ruajnë standardet sociale të distancimit.

Ka pasur vetëm disa raste pozitive si mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, dhe portieri i Bournemouth, Aaron Ramsdale. Votimi i së mërkurës do të thotë që Premier League po shkon drejt rinisjen në muajin qershor, megjithëse data fillestare e 12 qershorit tani duket e pamundur. E premtja e 26 qershorit konsiderohet data më e përshtatshme për rinisjen e Premier League-s, sigurisht me dyer të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button