Është rritur në dhjetë numri i punëtoreve të tekstilit të infektuara me koronavirus

Numri i punëtoreve të infektuara të tekstilit në Shtip u rrit, pasi sot janë regjistruar katër raste të reja të të punësuarave në konfeksion, e cila nga dje është e mbyllur. Me këto raste të reja numri i përgjithshëm i punëtoreve të infektuara të tekstilit nga konfeksioni është rritur në dhjetë, njofton MIA.

Epidemiologët nga Qendra e Shëndetit Publik sot do të marrin strisho edhe gjashtë punëtoreve të tekstilit, që janë nga konfeksioni i njëjtë. Po bëhen anketa dhe po detektohen punëtoret prej konfeksioneve tjera që janë transportuar me autobusin e njëjtë me të infektuarit nga koronavirusi.

Për momentin në izolim janë vendosur 55 punëtorë dhe anëtarë të familjeve të tyre, me qëllim që t’u ndiqet gjendja, sepse kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Drejtori i Klinikës së Shtipit, Alem Gjeorgjiev për MIA-n thotë se për momentin në repartin e Infektologjisë të trajtimit spitalor janë gjithsej dhjetë persona dhe të gjithë janë nga Shtipi, nga këto katër pacientë janë punëtore tekstili. Pacientët janë mirë dhe ndiqet gjendja e tyre shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme është bërë dezinfektim i hollësish i konfeksionit dhe autobusëve, ndërsa Shtabi komunal i krizës filloi me dezinfektimin e targetuar para hyrjeve në konfeksione dhe autobusët.

Punëtorët shëndetësor dhe pushteti lokal kërkojnë nga qytetarët t’i respektojnë masat, siç është mbajtja e distancës sociale prej dy metrash, mbajtje e obligueshme e maskave dhe larja e e shpeshtë e duarve, me qëllim që të mos përhapet virusi.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u regjistruan pesë raste të reja të infeksionit me koronavirus në Shtip, katër prej të cilëve ishin punëtorë tekstili nga konfeksioni i Shtipit, në të cilin në dy ditët paraprake janë regjistruar dy punëtorë të infektuar, me të cilët në këtë fabrikë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në gjashtë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button