Antikorrupsioni do të kërkojë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit të bëjë mbikëqyrje të procedurës së zgjedhjes së rektorit të UCM

Komisioni Antikorrupsion do të dërgojë kërkesë te Inspektorati shtetëror i arsimit (ISHA) të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për zbatimin e Ligjit për arsim sipëror dhe Statutin e Universitetit “Sh. Cirili dhe Metodi” lidhur me procedurën për zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti, për zgjedhjen e kryetarit të Senatit dhe të ndërmarrim masa në pajtim me kompetencat e tyre, njofton MIA.

Antikorrupsioni ka vepruar për paraqitjen lidhur me funksionimin e Senatit të UCIM dhe paralajmërimin për fillimin e procedurës për zgjedhje të rektorit të universitetit dhe zbatoi kontroll të veprimit të rektorit Nikolla Jankullovski lidhur me harmonizimin e Ligjit për arsim sipëror dhe me Statutin e UCM si dhe nga aspekti i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash nëse këto aktivitete ai i zhvillon në situatë që mund ta kualifikojë si gjendje të konfliktit të interesave.

Sipas paraqitjes te Antikorrupsioni, ka tre rrethana të cilat mund të sjellin deri në konkluzion se ekziston konflikt interesash – rektori duke vepruar nga pozita e kryesuesit me Senatin e UCM, ndërmerr aktivitete për formimin e Komisioni zgjedhor universitar për zgjedhjen e rektorit, nëse paraqitet si kandidat për mandat të ri të rektorit drejtpërdrejt vjen në situatë të konfliktit faktit të interesave.

Gjatë dy ditëve të fundit Sindikata e pavarur akademike (NakS) dhe tre prorektor të UCM reaguan në procedurën për zgjedhjen e rektorit që e zbaton Jankullovski, i cili kandidohet për mandat të ri, duke e akuzuar se e shkel Ligjin për arsim sipëror. Ato reagojnë për funksioni e dyfish të Jankullovskit, i cili është edhe anëtar i Senatit që është në kundërshtim me nenin 96 nga Ligji.

Procedura për zgjedhjen e rektorit të ri të UCM filloi në mars me seancë online të administratës së rektoratit, ndërsa vazhdoi de me propozim-vendim në rend dite për mënyrën e zbatimit të votimit sekret për formimin e Komisionit zgjedhor universitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button