Punëtorët e kulturës do të marrin ndihmë shtetërore prej 14.500 denarëve

Të gjithë punëtorët e kulturës në vend do të marrin ndihmë shtetërore prej 14.500 denarëve për prill dhe maj, vendosi Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e ka miratuar dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëtorëve të filmit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, por edhe dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve dhe personave tjerë fizik të cilët kryejnë veprimtari dhe aktivitete tjera në fushën e kulturës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për pagesën e mjeteve financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, me vlerë mujore prej 14.500 denarëve”, kumtoi Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button