Kryetarja e Komisionit Evropian do të prezantojë plan për rikuperim ekonomik

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot do ta prezantojë propozim planin zyrtar për rikuperim evropian ekonomik nga pandemia e fundit me koronavirusin e ri.

Fon der Lajen dëshiron ta ndërlidhë planin me buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Plani përfshin grumbullim të disa qindra miliardë eurove në tregjet e kapitalit, nga të cilat shumica do të shpërndahen për shtetet më të goditura, transmeton Portalb.mk.

Tatimi evropian për plastikë, tatimi digjital të aktivitetit afarist dhe zgjerimi i Sistemit për tregtim me emetime i Bashkimit Evropian (EU ETC) janë tre opsionet që ndihmojnë të grumbullohen paratë shumë të nevojshme, konfirmuan burime të afërta me BE-në.

Plan i ngjashëm ishte prezantuar javën e kaluar nga Franca dhe Gjermania, sipas të cilit BE-ja do të formojë fond prej 500 miliardë eurove për riaktivizim të ekonomive dhe ndihmë të industrive të goditura nga epidemia.

Mospajtime me planin tashmë shprehën Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia.

Fon der Lajen do të mbajë fjalim në seancën speciale të Parlamentit evropian në Bruksel sot, pas çka do të mbajë konferencë për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button