Epidemiologu Karaxhovski: Mendjen në kokë, të gjithë jemi viktima potenciale të virusit

Koha e ngrohtë nuk e vret virusin, a për ata që nuk besojnë se nuk ekziston, epidemiologu Zharko Karaxhovski, rekomandon që të vendosen në rolin e familjeve që kanë humbur të afërm që të binden në ekzistimin e tij, njofton Portalb.mk.

Karaxhovski thotë se institucionet shëndetësore janë nën kontroll, ndërkaq punëtorët shëndetësorë tanimë kanë përvojë tremujore me virusin që i bën të përgatitur që në kohë të reagojnë.

“Dëgjoj spekulime të ndryshme se virusi nuk ekziston, se ka vdekur, ne shpikim… ju lutem vendosuni në vendin e familjeve që kanë humbur më të dashurit. Për ato familje sëmundja është 100% vdekjeprurëse. Çfarë mund të presim? Në hemisferën jugore për momentin Brazili është në vendin e dytë. SHBA është në vendin e parë, Brazili në të dytin me 270.000 raste, pra në hemisferën jugore ku klima është më e ngrohtë dhe më e thatë virusi nuk është vrarë, ka nga 1.000 të vdekur çdo ditë. SHBA edhe pse është shteti më i fuqishëm në botë ende merren me personelin shëndetësor, spitale, institucione të cilat ofrojnë mbrojtje dhe kujdes shëndetësor”, tha epidemiologu Karaxhovski.

“Do të më thonë – prisni mjek, jemi në shekullin 21 dhe më tregoni metoda të shekullit 19? Ju lute, çdokund në botë janë të njëjtat masa. Derisa nuk shpiket vaksina, askush nuk mendon masë tjetër. Virusin e shkatërron larja e duarve, dezinfektimi i duarve dhe atë çfarë e themi – mendjen në kohë. Nuk mund të them se shpresojmë se virusi dikë prej nesh do ta kap, të gjithë jemi viktima potenciale”, paralajmëroi Karaxhovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button