Thaçi thotë se s’merr pjesë në negociata që udhëhiqen nga Lajçaku
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që është i zëshëm në kritikat ndaj përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se s’do të marrë pjesë në proceset negociuse që udhëhiqen nga ai.
“Kam besim të plotë në lidershipin e SHBA-së, ata do ta përmbyllin suksesshëm dialogun. Pa rol udhëheqës të SHBA-së nuk ka faktor që i lëviz këto gjëra. Është inkurajues çdo vullnet nga BE-ja në këtë drejtim. Por, personalisht, nuk jam në kontakt me Lajçakun dhe nuk e di sa larg kanë shkuar bisedimet Lajçak-Kurti-Borrell. Përballë kemi dy negociatorë që vijnë nga vende që s’e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.