Lejohen manifestimet fetare, e nuk mundësohet procesi zgjedhor, që i ndihmon Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut lejohen manifestimet fetare, pritet që këtë javë të hapen bizneset, gjegjësisht kafiteritë dhe nuk mundësohet që qytetarët të dalin në zgjedhje. Procesi i zgjedhjeve i ndihmon shtetit në zgjidhjen e shumë procedurave të ngecura, po ashtu ndihmon që shteti të ec në rrugën euro – atlantike, shkruan Portalb.mk.

Sipas analistëve, vendit i duhen zgjedhje, kuptohet pa vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve. Vendit i duhet Kuvend funksional, i duhet qeveri me legjitimitet të plotë, aq më  shumë kur haset me probleme shumë serioze ekonomiko-sociale.

“Keni parasysh se procesi i zgjedhjeve duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë i mundur, duke patur parasysh situatën shëndetësore të qytetarëve. Por, përderisa në dy apo tre javët në vazhdim hapen kafiteritë, atëherë pse nuk është e mundur që të dalim në votim, e mund të dalim të shijojmë kafenë, kjo nuk duhet të ndodh kështu. Nëse ne na lejohet të dalim të pazarojmë e të pimë kafe, duhet të dalim edhe në zgjedhje. Përderisa autoritet shëndetësore nuk e shohin të arsyeshme që qytetarët të dalin, për arsyet e lartpërmendura, atëherë edhe procesi zgjedhor stopohet. Ne duhet patjetër t’i kemi këto zgjedhje, sepse nuk kemi qeveri, as edhe Kuvend, kemi vetëm qeveri teknike dhe qeveria duhet të merr vendin e vetë sa më shpejtë, sepse në qershor pritet korniza e bashkëbisedimeve dhe ne duhet ta pranojmë me komplotin e konsensusit të të gjitha partive, sepse vlen për dekadën e ardhshme”, tha për Portalb.mk, analisti Petar Arsovski.

Duhet qeveri me mandat, sipas tij, se qeveria teknike nuk mund ta pranojë kornizën e bashkëbisedimeve, dhe nuk është e kapshme që deputetët të qëndrojnë tre muaj pa angazhime, për të mirën e shtetit.

Virusi korona, Shkup, qytetare

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike Zudi Xhelili thotë se Qeveria teknike në RMV,  kishte mandat vetëm të merret me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por ja që situata me pandeminë i mundësoi kësaj qeverie të mund të qeverisë me vendin për disa muaj, duke pas madje të drejtën edhe të sjell dekrete dhe vendime që mund t’i sjell vetëm kuvendi.

“Kjo qeveri është duke funksionuar rastësisht dhe masat që ndërmerren nuk domethënë se janë më të mirat, koha do të tregoj se ka patur plot lëshime. Jam i mendimit që vendi sa më parë të shkoj në zgjedhje që të kemi institucione legjitime dhe efikasitet të plotë, për të vazhduar me reformat e duhura dhe me çështjet e ngecura në proceset euro – atlantike. Funksionimi i Kuvendit ka rëndësi shumë të madhe në funksionimin normal të shtetit, Kuvendi është organ për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv. Janë shumë detyra që na presin si shtet; Negociatat me BE-në, mëkëmbja e ekonomisë (sidomos mbas vështirësive që solli pandemia), reformat në drejtësi, shëndetësi, arsim dhe shumë reforma në lëmi të tjera. Pra, duhet të kemi qeveri që do të fitoj besimin e qytetarëve dhe sovranitet të plotë për t’u ballafaquar me sfidat që na presin”, tha për Portalb, Xhelili.

Zgjedhjet duhet të mbahen sa të krijohen kushte, sipas tij, nëse jo në qershor se është herët, atëherë jo edhe në shtator se mund të jetë vonë, por diku në mes do të ishte koha më e përshtatshme për mbajtjen e tyre.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi, Qeverinë teknike, në janar të këtij viti, e cila ishte parashikuar të funksionojë 100 ditët e ardhshme, apo deri në zgjedhjet e parakohshme më 12 prill. Qeveri kjo e drejtuar nga Oliver Spasovski, ish ministër i Punëve të Brendshme. Mirëpo, për shkak të pandemisë vendi ka zgjatur datën për procesin zgjedhor, gjë që vendi ngec në realizimin e reformave në shumë fusha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button