Kurti tregoi kur do të vendosin për hapjen e kufijve

I ftuar në RTV Ora, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë javë do të merret vendimi për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti shtoi se ky vendim do të bazohet të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës

“Edhe në këto ditë të kësaj jave duhet ta marrim këtë vendim, duke u bazuar edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës, që kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës ta hapet sa më parë. Duam të marrim në vendim politik, por përbrenda të kenë rekomandimet shkencore të Institutit përkatës”, deklaroi Kurti.

Ndryshe, dje Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se më 1 qershor do të hapen kufijtë tokësorë të Shqipërisë me vendet fqinj.

“Duke nisur nga e hëna 1 qershor ne do të hapim kufijtë tokësorë, me fqinjët, për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button