Maqedonia e Veriut edhe sot në karantinë

Në tërë territorin e shtetit edhe sot është në fuqi ndalesa për lëvizje, që filloi dje në ora 11 dhe do të zgjatë deri nesër në ora 5, me qëllim të pengimit të përhapjes dhe ballafaqimit me pandeminë e Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Qeveria në seancë e 56 që u mbajt të premten, vendosi që kjo fundjavë e vazhduar të ketë restriksion të rritur për lëvizjen e qytetarëve, gjegjësisht ora policore të zgjatë prej të dielën në ora 11:00 deri në orën 05:00 të ditës së martë.

Njëherit, paraprakisht Komisioni për sëmundje infektive deri tek Qeveria ka parashtruar propozim që këtë fundjavë, ora policore të zgjatë nga e shtuna nga ora 19:00 deri të martën në ora 05:00, ndërkohë Bashkësia Fetare Islame nuk e mirëpriti një propozim të tillë, duke u shpreh për kryerjen e namazit të Bajramit të dielën në xhami.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e publikuar të dielen, informoi se janë regjistruar edhe 37 raste të reja me KOVID-19, 11 pacientë janë shëruar, ndërkaq nuk është shënuar asnjë viktimë. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 ka arritur në 1.978,  i të shëruarve 1.422, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 443 raste aktive,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button