Pasnesër hapet Kopshti Zoologjik në Shkup

Qyteti i Shkupit të martën do të hap dyert e Kopshtit Zoologjik, si një masë lehtësuese për hapjen e vendit pas një izolimi si rezultat i pandemisë Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Një lajm i mirë dhe i lumtur për gjithë ju-Kopshti Zoologjik i Shkupit do të hapet përsëri prej të martës (26.05)”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Por, Qyteti i Shkupit paralajmëron se përveç protokolleve të zakonshme, tash do të ketë edhe disa rregulla të reja, si masa parandaluese për përhapjen e virusit korona.

Mbajtja e maskës/shallit dhe distancës prej 1.5 metra në hyrje të kopshtit. Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar.Distanca me të tjerët të mbahet edhe brenda hapësirave të kopshtit. Shtëpizat dhe lojërat e fëmijëve nuk do të përdoren. Gjithashtu, ushqimi i kafshëve dhe hudhja e mbeturinave jashtë korpave është e ndaluar.

“Orai i punës është prej orës 09:00 deri në ora 18:00”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ndryshe, prej sot në ora 11 në territorin e tërë shtetit filloi karantina 42 orëshe me qëllim pengimin e përhapjes dhe ballafaqimin me pandeminë të Kovid-19. Ndalesa për lëvizje do të zgjatë deri të martën në ora 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button