Paralajmërimi i Kinës për “Luftë të Ftohtë” me SHBA

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi ka paralajmëruar për përhapjen e një “virusi politik” në Shtetet e Bashkuara, që ka për synim të sulmojë dhe diskreditojë Kinën. Gjatë një konference për shtyp në kuadër të Kongresit të përvitshëm të Popullit të Kinës, kreu i diplomacisë paralajmëroi mundësinë e një “Lufte të Ftohtë” mes vendeve, shkruan Euronews Albania.

“Ajo nga e cila duhet të ruhemi tani është fakti se disa forca politike në SHBA po rrezikojnë marrëdhënien mes nesh dhe po shtyjnë vendet drejt një ‘lufte të re të ftohtë’. Kjo përpjekje e rrezikshme për të kthyer pas historinë do të zhbëjë bashkëpunimin e shtrirë në dekada, do të zbehë perspektivën amerikane të zhvillimit dhe do të rrezikojë stabilitetin dhe mirëqenien botërore”, tha Wang Yi.

Kreu i diplomacisë kineze i bëri thirrje Uashingtonit të punojë me Pekinin për të ndërtuar një marrëdhënie “të koordinuar, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme”, të bazuar mbi respektin reciprok. Ai theksoi se në të njëjtën kohë, Kina do të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, ndërsa dy vendet ndajnë pikëpamje të kundërta për çështje të ndjeshme si Hong Kongu, Tajvani dhe të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button