Gjermanët protestojnë kundër izolimit nga COVID-19: Ndihemi të mashtruar

Vijojnë protestat në Gjermani për të kundërshtuar masat e bllokimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, shkruan Euronews Albania.

Qindra njerëz u mblodhën në Frankfurt, qendrën financiare të Gjermanisë, për të kundërshtuar izolimin.

E pavarësisht se masat e bllokimit janë lehtësuar, protestuesit këmbëngulin se implementimi i tyre ishte një dhunim i të drejtave kushtetuese.

Në shumë prej banderolave që protestuesit mbanin në duar shkruhej “duart larg nga të drejtat kushtetuese”; “ne nuk jemi të djathtë as të majtë, ne jemi për të drejtat kushtetuese”.

“Cili është mesazhi im? Dua të protestoj kundër qeverisë, kundër të gjitha masave. Sinqerisht ndihem e mashtruar kur politikanët ulen në parlament, kafe apo bare pa ruajtur distancën apo pa mbajtur maskë. Ne qëndruam në shtëpi për 2 muaj e gjysmë, asnjë kontakt me fëmijët apo nipërit. Ndihem e mashtruar”, thotë një protestuese.

“Jam këtu sepse besoj se ne kemi nevojë për liri, Ne duhet të tregojmë se jemi të përgjegjshëm të përballemi me virusin”, thotë një tjetër

Gjermania i ka rezistuar pandemisë shumë më mirë sesa Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Italia, pjesërisht falë testimit të gjerë, një sistemi të mirë të kujdesit shëndetësor dhe masave të rrepta të bllokimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button